TË FUNDIT

“Do t’ju vras”, burri që vrau kunatën e kishte paralajmëruar ngjarjen e rëndë

Mëngjesin e kësaj të shtune në rrugën “Xhemollari” në zonën e Shkozës në Tiranë u vra një grua. 37-vjeçarja Migena Sinani, nënë e dy fëmijëve të mitur, u vra në dhomën e saj të gjumit teksa po flinte me vajzën e saj 2 vjeç. Autori i vrasjes dyshohet të jetë kunati Roland Sinani me të cilin ajo kishte ndarë banesën për shumë vite. Pasi vrau gruan, ai dyshohet se u vetëvra në oborrin e shtëpisë.

Në polici u pyet dhe bashkëshorti i viktimës, Erjoni, i cili në momentin e ngjarjes ishte në punë si taksist.

Ai tregoi se prej të vëllait, Rolandit, i cili punonte në një gomisteri kishte dëgjuar disa herë fjalën “do t’ju vras”, por nuk i kishte marrë seriozisht si kërcënime.

Në Polici, deri tani nuk ka pasur asnjë kallëzim për konflikt në këtë familje apo incident ku mund të ishin përfshirë anëtarë të saj. /TCH

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *