POLITIKATË FUNDIT

Sot përfaqësuesit e Listës Serbe në takim me Vuçiqin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohet sot në Beograd me “përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova”, siç ata e quajnë Listën Serbe të instaluar në Kosovë nga vet Vuçiqi.

Takimi do të mbahet në Beograd në Pallatin e Serbisë, ka bërë të ditur Shërbimi për Media i presidentit serb.

“Vuçiq në orën 13 do të takohet me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, pas së cilës do të mbahet një konferencë për media”, pretendohet në kumtesë.

Deputetët e Listës Serbe janë kthyer në Kuvendin e Kosovës, pas pesë muajsh mungesë.

Të enjten ata kanë zënë ulëset e tyre në Kuvend.

Rikthimi i tyre është përcjellë edhe me debat mes deputetësh. Ka qenë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, që iu drejtua deputetit të regjistruar si i pavarur, Adem Hoxha me akuza se në Kuvend vjen “veç për para”. Po ashtu Abazi i është drejtuar Hoxhës edhe me fjalët se “a po doni t’ia shtini flakën naj kerri”.

Por të njëjtit, janë larguar pas pak nga salla. Kthimi tyre në Kuvend ishte e “detyrueshme”, ngase në këtë mënyrë do t’u kalonte mandati

Sipas Kushtetutës së Kosovës, mandati i deputetit mbaron ose bëhet i pavlefshëm nëse ai mungon 6 muaj rresht në seancat e Kuvendit.

Prezenca e tyre në Kuvend u bë vetëm për të vazhduar mandatin e deputetit edhe për gjashtë muaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *