Gjinovci “demaskon” Berat Buzhalën, ia publikon videon ku kishte thënë se “krahu i luftës” ka kryer vrasje politike
Aktivisti Rron Gjinovci ka ironizuar me gazetarin Berat Buzhala lidhur me çështjen e vrasjeve politike, që kanë ndodhur në Kosovë, përkatësisht zhvillimet e fundit me Gjykatën Speciale.
Gjinovci ka publikuar një fragmet të një videoje të një emisioni televiziv, ku Buzhala pranon se njerëz të lidhur me krahun e luftës kanë kryer vrasje politike.
Në video, Buzhala shfaq shpresën se Gjykata Speciale do ta zbardh çështjen e vrasjeve politike, duke qenë se udhëheqësit e krahut të luftës janë të përçarë me njëri tjetrin.
Bazuar në këtë video Gjinovci duke ironizuar duke thënë se protagonistët e videos në fjalë tash mund të dalin dhe të thonë mos na i merrni seriozisht deklaratat.
“Për ni moment menova mos i ka rrjedh Gjykatës Speciale naj material i naj deshmitari, po mandej e pash që kjo ish konë live në TV 😮
Dalin tash protagonistët e ksaj videoje e thojnë “mos na i merrni seriozisht paraqitjet në TV se për propagandë janë”, shkruar ai në Facebook.
Postimi I plotë:
Për ni moment menova mos i ka rrjedh Gjykatës Speciale naj material i naj deshmitari, po mandej e pash që kjo ish konë live në TV
Dalin tash protagonistët e ksaj videoje e thojnë “mos na i merrni seriozisht paraqitjet në TV se për propagandë janë”