POLITIKATË FUNDIT

Vuçiq refuzoi 22 prillin për takim me Kurtin në Bruksel, palët në kërkim të një date tjetër

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bilimi ka konfirmuar se kryeministri Kurti është shprehur i gatshëm për takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq më 22 prill në Bruksel.

Por Bislimi ka thënë se kjo datë është refuzuar nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se nuk mund të udhëtojë drejt Brukselit me këtë datë.

Bislimi ka thënë se aktualisht janë në kërkim të një date tjetër alternative për takim.

“Temë tjetër në Bruksel ka qenë caktimi i datës së për takimin e radhës të nivelit të lartë. Lajçak ka propozuar që datë e takimit të jetë 22 prilli. Kryeministri Kurti është pajtuar, por pastaj nga presidenti i Serbisë ka ardhë njoftim se nuk mund të udhëtojë me datën 22 prill. Tash jemi në kërkim të datës alterantive”, ka thënë Bislimi ndër të tjera.

Kujtojmë se gjatë ditës së martë shefi i ekipit negociator të Kosovës, Besnik Bislimi, ka marrë pjesë në takimin në Bruksel të zhvilluar në nivel të kryenegociatorëve, në të cilin u diskutua zbatimi i marrëveshjes së dakorduar në Ohër.

Kryenegociatori Bislimi njoftoi se është biseduar edhe për hapat të tjerë në sekuencimin e marrëveshjeve bazike, siç është marrëveshja për të pagjeturit, e njohjes reciproke të diplomave, mospengimin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare nga ana e Serbisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *