POLITIKATË FUNDIT

Konjufca i thotë Tahirit se përdori gjuhë seksiste ndaj Albulena Haxhiut

Një përplasje në Kuvendin e Kosovës ka ndodhur në mes ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut dhe deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri.

Teksa Tahiri foli për Haxhiun duke thënë se “ajo nuk dinë për drejtësi”, deputeti opozitar tha ndër tjerash se “mundet me fol me Haxhiun për look-un e saj por jo për drejtësi”.

Pas kësaj ndërhyri kryeparlamentari, Glauk Konjufca, duke i thënë Tahirit se “përdori gjuhë seksite”.

“Çdo fjalë për dukjen e grave, flokët e tyre është gjuhë seksiste që nuk duhet të përdoret në Kuvend”, tha Konjufca.

Për këtë reagoi edhe Haxhiu duke thënë se nuk merret me Abelard Tahirin.

“Nuk merrem me gjuhën seksiste të Abelard Tahirit sepse nuk pres më shumë nga ai”, tha Haxhiu.

Më pas në debat u përfshi edhe deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, duke thënë se për sa i përket Haxhiut “ajo nuk është shembulli më i mirë”.

“Ju në Kuvend i keni quajtur njerëzit kriminelë. Kështu Haxhiu nuk është shembulli më i mirë i gjuhës parlamentare”, tha Deliu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *