“KIIosharja”, i shkarkuari nga posti i kryesuesit të bordit të Trainkos fyen ministren Rizvanolli
Nol Dedaj i shkarkuar nga posti i kryesuesit të Trainkos ka shpërthyer me fyerje ndaj Ministres se Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Dedaj, që njoftoi sot për shkarkimin e tij nga ana e Qeverisë Kurti, e quajti “klloshare” ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Ai në profilin e tij në “Facebook” ka bërë disa ndryshime në statusin e tij njoftues për shkarkimin nga bordi.
Fillimisht ai tha që e ka shkarkuar “kllosharja në petkun e ministres”.
Sipas tij ky shkarkimi tij “ruan nderin e familjes” .