Kurti e Vuçiq pritet të takohen më 22 prill, temë do të jetë një tjetër draft
Kurti e Vuçiq pritet të takohen më 22 prill, temë do të jetë një tjetër draft
Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit kryenegociatori Besnik Bislimi, ka bërë të ditur se më 22 prill pritet që të ketë takim të nivelit të lartë politik mes kryeministrit Albin Kurti e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Këto deklarata, Bislimi i bëri pas takimit që pati në Bruksel me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq, ku folën për çështjen e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit por edhe çështje të tjera aktuale.
Ai tha se më 22 prill pritet që të prezantohet një draft fillestar i grupit të menaxhmentit.
“Ideja është që me këtë datë të prezantohet një draft fillestar i grupit të menaxhmentit. Ka pak paqartësi në atë se si duhet të ecën procedura e kujt duhet t’i dërgohet drafti paraprakisht, dhe si duhet të prezantohet”, tha Bislimi, njofton Klankosova.tv.
Tutje, i dyti i qeverisë bëri të ditur se ka indikacione që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk është i gatshëm për takim të nivelit të lartë më 22 prill, teksa shtoi se janë duke shqyrtuar edhe datë tjetër alternative.