Presidenti i Malit të Zi: Nuk e tërheqim njohjen e pavarësisë së Kosovës, kjo është një çështje shumë e qartë
Presidenti i Malit të Zi: Nuk e tërheqim njohjen e pavarësisë së Kosovës, kjo është një çështje shumë e qartë
Presidenti i ri i Malit të Zi: S’e tërheqim njohjen e Kosovës, kjo është një çështje shumë e qartë
Presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, në një intervistë për Nova TV ka thënë se vendimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Mali i Zi nuk do të tërhiqet.
– Nuk është reale të pritet njohja e Kosovës dhe kjo është një çështje shumë e qartë. Ne mbështesim gjithçka për të cilën bien dakord Beogradi dhe Prishtina dhe besoj se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të ishte i rëndësishëm për të gjitha vendet e rajonit. Në këtë kuptim, Mali i Zi dëshiron të jetë një fqinj i mirë, i cili diku do të promovojë marrëdhënie të mira fqinjësore – theksoi Milatoviq.
Ai shtoi se Mali i Zi me të vërtetë po shkon drejt Brukselit dhe për këtë vizita e tij e parë do të jetë në Bruksel.
-Dëshiroj marrëdhënie sa më të mira me Serbinë dhe kur kam qenë ministër i zhvillimit ekonomik e kam vënë gjithmonë në fokus. “Serbia është vendi më i madh në Ballkanin Perëndimor dhe është krejtësisht e natyrshme që pas ftesës së Vuçiqit të vijojë edhe vizita ime në Serbi”, theksoi Milatoviq dhe theksoi se për të është e rëndësishme që të gjitha këto vizita të rezultojnë me rezultate të prekshme për qytetarët dhe ekonomia – tha Milatoviq. /Lajmi.net/