Caktohet data për seancën e radhës kundër Donald Trump
Caktohet data për seancën e radhës kundër Donald Trump
Donald Trump është ish-presidenti i parë në histori që përballet me akuza penale – dhe tashmë seanca e parë në një sallë gjyqi në Nju Jork ka mbaruar.
Seanca e radhës ku duhet të paraqitet Trump është caktuar për 4 dhjetor në Nju Jork.
Trumpit iu morën shenjat e gishtave
Gjurmët e gishtave të Donald Trump janë marrë dhe përpunuar brenda gjykatës, raporton televizioni amerikan NBC.
Gjykatësi Juan Merchan paralajmëroi Trumpin për ato që thotë dhe poston në rrjetet sociale. Kujtojmë se në prag të gjyqit, Trump akuzoi gjyqtarin dhe familjen e tij si “urrejtës të Trump”. /Lajmi.net/