Vuçiq për takimin e kryenegociatorëve: Nuk mendoj se pala kosovare planifikon të bëjë diçka
Vuçiq për takimin e kryenegociatorëve: Nuk mendoj se pala kosovare planifikon të bëjë diçka
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është deklaruar në lidhje me takimin që nesër pritet të zhvillohet në mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të procesit të dialogut.
Vuciq tha se negociatat e nesërme në nivel teknik në Bruksel do të jenë të vështira.
Ai u shpreh se nuk mendon që pala kosovare realisht planifikon të bëjë diçka.
“Problemi thelbësor mes nesh është se kush çfarë do të thotë, jo kush çfarë do të bëjë dhe si ta zbatojë atë. Është vetëm një “pikëri” se sa larg po përparoni në rrugën evropiane”, tha Vuçiq për TV Pink./Lajmi.net/