TË FUNDIT

Skandaloze: Avokati i viktimave akuzon mediat për kritikat ndaj Gjykatës Speciale

Skandaloze: Avokati i viktimave akuzon mediat për kritikat ndaj Gjykatës Speciale

Avokati i viktimave, Simon Laws, në seancën gjyqësore që ka filluar sot në Hagë kundër katër krerëve të UÇK-së, duke folur për klimën në Kosovë, ka akuzuar mediat që kanë kritikuar punën e Gjykatës Speciale.

“Ka edhe pjesë të medias në Kosovë që përpiqen të hedhin hije dyshimi mbi punën e kësaj Gjykate. Do të shohim përmes dëshmitarëve këtu që në fakt nuk është një qasje me të cilën pajtohen. Përkundrazi. Ndjehen edhe më të fortë, se të paktën më në fund kjo Gjykatë ju ofron njëfarë llogaridhënie. Shumë viktima besojnë se shumica e personave në Kosovë nuk i gjykojnë viktimat në këtë formë, por i mbështesin ata siç mbështesin këtë Gjykatë. Por, ata nuk janë zërat që dëgjohen më shpesh në publik apo në media. Ata janë shumica që hesht”, ka deklaruar ai.

Procesi gjyqësor i nisur sot në në Hagë ka prapa vetes dy vjet e gjysmë zvarritjeje e shkelje nga Specialja – e cila është kritikuar sidomos për tentim të shmangies nga baza juridike e funksionimit të saj, për fshehje të provave shfajësuese, për redaktime të shumta, si dhe për bashkëpunim me Serbinë – pasi nga ajo ka pranuar mijëra dosje që synon t’i përdorë kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. A janë këto kritikat për të cilat po ankohet Avokati i viktimave të Speciales? /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *