TË FUNDIT

Presidenti Begaj dekreton Vlora Hysenin në krye të Shërbimit Informativ, e njëjta ishte shkarkuar Osmani dhe Kurti në Kosovë

Presidenti Begaj dekreton Vlora Hysenin në krye të Shërbimit Informativ, e njëjta ishte shkarkuar Osmani dhe Kurti në Kosovë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka dekretuar emërimin e Vlora Hysenit në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit.

Në dekret theksohet se: Vlora Ramush Hyseni, emërohet në detyrën e drejtorit të Shërbimit Informativ të Shteit dhe se dekreti hyn në fuqi menjëherë.

Ndryshe javë më parë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se ka propozuar Vlora Hysenin, si drejtore të Shërbimit Informativ Kombëtar.

“Sot i paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Znj.VLORA HYSENI drejtore e Shërbimit Informativ Kombëtar, me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar”, ka shkruar Rama.

Vlora Hyseni më parë ka udhëhequr një prej agjencive me të rëndësishme në Kosovë, atë të AKI-së.

Ajo ishte në krye të institucionit më të lartë të sigurisë dhe inteligjencës në Kosovë, por ishte shkarkuar nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti nga pozita e zëvendësdrejtores së Agjencisë së Kosovës së Inteligjencë.

Hyseni nga informacionet e pakta që dihen për të, përshkruhet si eksperte dhe njohëse shumë e mirë e çështjeve të sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare dhe flet disa gjuhë të huaja.

Edhe pse ka pak informacione sa i përket jetës së sajë, Vlora Hyseni ishte emëruar zëvendës drejtoreshë e AKI-së, në 28 shkurt 2019, nga ish presidenti Hashim Thaçi, për të u shkarkuar në 30 qershor 2021, nga presidentja e tanishme Vjosa Osmani.

“Vendimi për shkarkim e obligon znj. Vlora Hyseni të bëjë dorëzimin e të gjitha mjeteve dhe materialeve me të cilat ka qenë e ngarkuar. Gjithashtu, znj. Vlora Hyseni, sipas vendimit, obligohet që të ruaj të gjitha informacionet që ka marrë gjatë ushtrimit të detyrës, pavarësisht sesi i është dhënë qasja në to apo si i ka pranuar ato, apo në çfarëdo forme tjetër ka arritur të posedoj informacione të klasifikuara.” – thuhej në njoftimin e presidencës./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *