Merr fund pritja: Nis gjyqi ndaj krerëve të UÇK-së
Merr fund pritja: Nis gjyqi ndaj krerëve të UÇK-së
Ka nisur në Gjykatën Speciale gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.
Të katër të akuzuarit janë paraqitur në sallën e gjyqit, shkruan lajmi.net.
Sot, salla e Speciales ishte e mbushur si kurrë më parë.
Teksa në sallën e gjyqit ka nisur gjykimit, jashtë objektit të Speciales është duke u mbajtur protestë nga mërgata kundër veprimeve të Dhomave të Specializuara. /Lajmi.net/