BOTATË FUNDIT

Inteligjenca britanike: Ushtarët rusë dehen masivisht, kanë gjithnjë e më shumë vdekje për shkak të alkoolit

Britanikët pretendojnë se rusët kanë 200 mijë viktima që nga fillimi i luftës.

Edhe pse në raportin më të fundit nuk potencohet, me gjasë ky vlerësim i ministrisë britanike të Mbrojtjes flet për të gjitha viktimat – pra të vrarë, plagosur dhe të zhdukur, transmeton Telegrafi.

Britanikët thonë se rusët kanë probleme të mëdha me moralin e trupave të saj, kështu kanë edhe më shumë probleme me gjërat që nuk kanë lidhje drejtpërdrejt me luftën.

“Derisa Rusia ka pësuar deri në 200 mijë viktima nga fillimi i pushtimit në Ukrainë, një pjesë e konsiderueshme e tyre ishin nga shkaqe jo luftarake”, thuhet në raportin e inteligjencës britanike.

“Më 27 mars 2023, u raportua në Telegramin rus se kishte pasur një numër ‘jashtëzakonisht të lartë’ incidentesh, krimesh dhe vdekjesh të lidhura me alkoolin midis forcave ruse të dislokuara”, shkruajnë britanikët.

“Shkaqe të tjera të viktimave jo-luftarake ka të ngjarë të përfshijnë trajnimin e dobët për armët, aksidentet e trafikut dhe dëmtimet klimatike si hipotermia. Komandantët rusë ka të ngjarë të identifikojnë abuzimin e përhapur të alkoolit si veçanërisht të dëmshëm për efektivitetin luftarak”, thuhet ndër tjera në raportin e inteligjencës britanike.

“Megjithatë, pirja konsumon një pjesë të madhe të shoqërisë ruse dhe prej kohësh është konsideruar si pjesë e pranuar në heshtje e jetës ushtarake, edhe gjatë operacioneve luftarake”, u tha në fund të raportit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *