Hajredin Kuçi pjesë e ekipit mbrojtës të Kadri Veselit në Speciale
Hajredin Kuçi pjesë e ekipit mbrojtës të Kadri Veselit në Speciale
Ish zëvendëskryeministri i vendit, Hajredin Kuçi mori pjesë sot në fillimin e gjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi është i angazhuar në ekipin mbrojtës të Kadri Veselit.
Kjo para disa muajsh ishte konfirmuar edhe nga Ben Emmerson, avokati mbrojtës i Kadri Veselit.
Ndryshe Kuçi ka kohë që është tërhequr nga jeta politike./Lajmi.net/