TË FUNDIT

Djali i Kadri Veselit nga Haga falënderon shqiptarët për përkrahjen masive për krerët e UÇK-së

Djali i Kadri Veselit nga Haga falënderon shqiptarët për përkrahjen masive për krerët e UÇK-së

Djali i Kadri Veselit, Klestori, përmes një statusi në profilin e tij në instagram ka falenderuar shqiptarët për përkrahjen masive që iu kanë dhënë krerëve të UÇK-së në marshin në Prishtinë dhe atë në Hagë.

Vetë Klestori ka qenë sot prezent në protestën e mbajtur në Hagë, ku kanë marrë pjesë mijëra mergimtarë nga Austria, Gjermania, Zvicra e vende të tjera.

“Faleminderit të gjithë shqiptarëve që masivisht u solidarizuan me prindërit tanë – si dje në Prishtinë, ashtu dhe sot në Hagë! Malli për babain lehtësohet nga krenaria për të kur e shohim një përkrahje kaq të madhe. Krenar me UÇK-në. Faleminderit të gjithëve! Zoti qoftë me ju!”, ka shkruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *