Fushë Kosovë: Një grua ankohet se burri me të cilin bashkëjetonte e kërcënoi se do t’ia dhunon vajzën
Fushë Kosovë: Një grua ankohet se burri me të cilin bashkëjetonte e kërcënoi se do t’ia dhunon vajzën
Një grua nga Fushë Kosova ka raportuar se burri me të cilin bashkëjetonte e kishte kërcënuar se do t’ia dhunonte vajzën e saj.
Rasti në Policin e Kosovës ishte paraqitur të shtunën përcjell lajmi.net.
Ndërsa, në raportin e PK-së thuhet se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
Fushe Kosovë, 01.04.2023-08:00.Viktima femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin ishte duke bashkëjetuar, pas një mosmarrëveshje e kishte ofenduar, si dhe e kishte kërcënuar se do t’ia dhunojë vajzën e saj të mitur. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje./Lajmi.net/