Mustafa i LDK-së: Përgjatë pjesës së parë të mandatit të Kurtit, vetëm faturat u janë rritur qytetarëve
Mustafa i LDK-së: Përgjatë pjesës së parë të mandatit të Kurtit, vetëm faturat u janë rritur qytetarëve
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Besian Mustafa ka hedhur kritika ndaj qeverisë Kurti për menaxhimin e deritanishëm.
Sipas tij, për periudhën dyvjeçare, nuk është rritur asgjë, përveç faturat për qytetarët, përcjell lajmi.net.
“Të vetmen rritje që kanë përjetuar kosovarët është rritja e faturave”, ka thënë Mustafa në T7.
Gjithashtu, ai shtoi se duhet të tregohet se sa mijëra të rinjë kanë lëshuar Kosovën në mungesë të mundësive të punësimit.
“Duhet të tregojnë edhe sa mijëra të rinj e kanë lëshuar Kosovën në mungesë të mundësive të punësimit”, ka shtuar deputeti i LDK-së.