TË FUNDIT

Kurti i bën nervozë në Beograd, Petkoviq: “Kush është ai t’i japë leje Vuçiqit për vizitë në Kosovë?”

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar për deklaratën e dhënë së fundmi nga Albin Kurti për një vizitë të mundshme të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Kush është Kurti që ta përcaktojë dhe t’i japë leje për vizita në krahinë presidentit Vuçiq, kur ka marrëveshje të nënshkruara që rregullojnë qartë këtë çështje?”, tha ai.

Sipas Petkoviqit, Kurti “ka frikë” nga vizita e presidentit Vuçiq, sepse “e di sa do të thotë kjo për popullin serb në Kosovë”.

Në anën tjetër, kryeministri Kurti i ftuar në emisione në media vendore ka thënë se Vuçiq nuk është person i dëshiruar në Kosovë, andaj natyrisht se nuk do t’ia jep lejen për vizitë.

“Nuk kam marrë asnjë kërkesë për një vizitë të tillë dhe natyrisht duke pasur parasysh rrethanat që ndodhemi ai nuk do të ishte një person i dëshiruar në Kosovë. Nëse kemi parasysh që personi që thotë Masakra e Reçakut është fabrikim dhe asnjëherë nuk e ndryshoj këtë gjë, unë mendoj që do të duhej të vinte në Republikën e Kosovës. Natyrisht që nuk do t’ia japë lejen. Por më mirë është me bo kërkesën. Tash me këtë që e thash se nuk ia jap lejen, nuk do ta bëjë as kërkesën”, ka deklaruar Kurti.

Kosova dhe Serbia arritën ujdi për aneksin e zbatimit të marrëveshjes mbi normalizimin e marrëdhënieve Kosovë- Serbi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *