TË FUNDIT

“Kundër historisë” – Nervozizëm në OVL UÇK pasi Kurti përmendi veç Rexhën: Kemi 8 bashkëluftëtarë që po gjykohen

“Kundër historisë” – Nervozizëm në OVL UÇK pasi Kurti përmendi veç Rexhën: Kemi 8 bashkëluftëtarë që po gjykohen

Organizata e Veteranëve të Luftës i ka reaguar ashpër kryeministrit Kurti pasi që ky në një debat televiziv i dërgoi të fala veç bashkëpartiakut të tij, Rexhep Selimi, duke anashkaluar kështu Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin.

Në një postim në Facebook, u.d i kryetarit të kësaj organizate, Faton Klinaku, ia ka rikujtuar të parit të Qeverisë se në Hagë po gjykohen tetë ish-pjesëtarë të UÇK-së, shkruan lajmi.net.

Sipas Klinakut, fakti që Kurti e përmend veç Rexhep Selimin, është “e ulët”, dhe kundër së vërtetës dhe historisë.

Postimi i plotë i Klinakut:

Si OVL UÇK kemi qenë dhe jemi kundër Gjykatës Speciale, sepse konsiderojmë se është përpjekje për ndryshimin e së vërtetës dhe historisë.

Atje i kemi 8 bashkëluftëtarë, që prej tyre janë dy krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së që ishin kundër kësaj pseudodrejtësie, por kemi dhe të tjerë që luftën e kanë bërë së bashku nën emblemën e UÇK-së, e të përmendet vetëm Rexhep Selimi nga Lëvizja Vetëvendosje, përveçse është e ulët, është edhe kundër të vërtetës dhe historisë. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *