TË FUNDIT

​Konjufca takoi mërgatën në Uashington: Dyert e investimeve janë të hapura

​Konjufca takoi mërgatën në Uashington: Dyert e investimeve janë të hapura

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka zhvilluar një takim me mërgatën shqiptare në Uashington, biznesmenë, profesionistë dhe aktivistë të shoqërisë civile.

“Në takimin e realizuar në Ambasadën e Kosovës i pranishëm ishte edhe ish-ambasadori William Walker, i cili inkurajoi Kosovën të vazhdojë rrugën e reformave dhe modernizimit të shoqërisë së saj. Në adresimin e tij para bashkatdhetarëve, kryetari Glauk Konjufca foli për situatën aktuale në Kosovë dhe për progresin e arritur në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke u ndalur në rëndësinë e zhvillimit të ekonomisë dhe të investimeve, si dhe nevojën për të punuar për integrimin e Kosovës në familjen e BE-së”, njofton Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Bëhet e ditur se Konjufca vlerësoi lart përpjekjet dhe ndihmën e diasporës kosovare dhe ritheksoi se institucionet e Kosovës janë të hapura për të dëgjuar mendimet dhe sugjerimet e tyre në çështjet që kanë të bëjnë me Kosovën.

“Kryetari Konjufca konfirmoi se dyert e investimeve në vendlindjen e tyre janë të hapura sot më shumë se kurdoherë më parë. Gjatë bashkëbisedimit me bashkatdhetarë u diskutua gjithashtu për proceset aktuale në Kosovë dhe për sfidat e ardhshme, si dhe për forcimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe SHBA-së, duke përfshirë ekonominë, arsimin, kulturën dhe sigurinë”, thuhet në njoftim.

Bashkatdhetarët u shprehën se kanë shumë interes dhe dëshirë për të ndihmuar në zhvillimin e Kosovës, veçanërisht në fushat e arsimit dhe zhvillimit ekonomik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *