Kurti: S’kam premtuar njohje, veç punësim e drejtësi
Kurti: S’kam premtuar njohje, veç punësim e drejtësi
Shefi i qeverisë, Albin Kurti ka thënë se nuk ka ardhur në krye të ekzekutivit me premtimin për njohje.
Këto deklarime i bëri teksa u përgjigj në pyetjen se pse nuk ka ardhur asnjë njohje përgjatë kohës që ai drejton vendin, përcjell lajmi.net.
Kurti pohoi se sa u përket njohjeve kanë bërë aq sa kanë mundur e dinë, porse nuk varet gjithçka nga ta.
“Ne kemi bërë aq sa kemi mundur e dimë. Por, nuk varet gjithçka nga ne. Duhet ta dini. Dhe, më lejoni t’ua kujtoj. Unë nuk kam premtuar njohje. Parullat kryesore në zgjedhje kanë qenë punësimi dhe drejtësia”, shtoi ndër tjerash kryeministri.
Duhet përmendur faktin se i pari i ekzekutivit foli edhe për çështjen e Asociacionit sipas marrëveshjes e aneksit në Ohër, duke thënë se është problem që i përket së kaluarës, ndërsa ai ka bërë më të mirën e mundshme.