TË FUNDIT

E tmerrshme: Grida Duma krahason bombardimet e NATO-s në Serbi me sulmin në Top Channel

E tmerrshme: Grida Duma krahason bombardimet e NATO-s në Serbi me sulmin në Top Channel

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur pak pas mesnatës së të dielës në zyrat e Top Media Group, cak i sulmit ishte televizioni, por për pasojë i vdekur mbeti roja i sigurisë, Pal Kola. Një grup personash goditën me kallashnikov 25 herë në drejtim të media.

Për ngjarjen një emision special e mbajti edhe moderatorja e Top Story-it, Grida Duma. Para prezantimit të mysafirëve që kishte në studio, ajo mbajti një fjalim mbi 5 minutësh.

Duke folur për aktin e rëndë që tronditi Shqipërinë, në veçanti median ku ajo së fundmi është punësuar ka thënë se këto raste ndodhin vetëm në vendet ku ka luftë.

Mes tjerash ajo bën një krahasim skandaloz. Thotë se kjo “ka ndodhur në Serbi kur forcat e NATO-s bombardonin” duke kujtuar rastin kur NATO kishte sulmuar televizionin propagandist serb që ndizte luftën dhe gjenocidet ndaj popujve tjerë në Ballkan, RTS.

“Mëngjesi i sotëm i gazetarëve të Top Channel të cilët ishin të traumatizuar, një makinë është shkëmbyer me makinën që goditi ndaj godinës e nuk është goditur veç kaq është akt i paprecedentë terrorist ndaj fjalës së lirë”, ka thënë Duma.

“Ne si Top Story u përpoqëm të bëjmë kërkime kudo, ku ka ndodhur të goditet një media dhe fjala e lirë në këtë mënyrë, një media kaq e madhe prestigjioze. Vetëm në vendet ku kanë luftë. Aktualisht po të shikoni ka ndodhur në Ukrainë, ka ndodhur në Irak ka ndodhur në Serbi kur forcat e NATO-s bombardonin. Nuk ka raste të tilla, sot në aktualitetin e tanishëm”, u shpreh ajo mes tjerash.

Nga minuta 2:55 gjeni pjesën e ku ajo krahason sulmin ndaj Top Channel-it me bombardimet që NATO bëri kundrejt Serbisë për shkak agresionit të treguar ndaj Kosovës.

Në lidhje me këtë çështje, ka reaguar ashpër edhe kryediplomatja kosovare, Meliza Haradinaj.

“Dmth Grida Duma paska cilësuar bombardimet e NATOs kundër caqeve të Serbisë gjenocidale si sulm terrorist, njejtë si sulmi terrorist kundër Top Channel. Let that sink in!”, ka thënë ajo në një postim në Twitter.

Dmth Grida Duma paska cilësuar bombardimet e NATOs kundër caqeve të Serbisë gjenocidale si sulm terrorist, njejtë si sulmi terrorist kundër Top Channel. Let that sink in!

— Meliza Haradinaj (@MelizaHaradinaj) March 29, 2023

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *