Çitaku për Kurtin: Ku po jeton – me çka merret?
Çitaku për Kurtin: Ku po jeton – me çka merret?
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas intervistës së kryeministrit Kurti rreth deklaratës së këtij të fundit mbi Marshin për Drejtësi.
Shefi i qeverisë në Rubikon tha se nuk e di se do të ketë një mars të tillë, ndërsa ftoi organizatorët që t’i dërgojnë një ftesë për pjesëmarrje, më pas ai do të vendosë, përcjell lajmi.net.
Kjo përgjigje ngjalli kundërpërgjigjen e Çitakut, që pyeti se ku po jeton Kurti dhe me çka po merret.
“Krejt Kosova po e pret 2 Prillin, ditën e Marshit per Drejtësi, në mbështetje të UÇK-së, Hashim Thacit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Vetëm Albin Kurti nuk paska degju. Ku jeton ky njeri? Me çka merret?”, shkroi ajo.
Më poshtë edhe postimi i plotë: