TË FUNDIT

Frizeri i Albulena Haxhiut ia sheh sërish hajrin Qeverisë, angazhohet si “mësues i qethjes”

Frizeri i Albulena Haxhiut ia sheh sërish hajrin Qeverisë, angazhohet si “mësues i qethjes”

Frizeri i VV-së, Armend Gashi, po vazhdon t’ia shoh hajrin Qeverisë Kurti.

Gashi, siç duket do të jetë i angazhuar si mësues i “qethjes” në një punëtori të floktarisë që sot është inauguruar nga ministria e Arsimit, Arbërie Nagavci, në Qendrën e Kompetencës, Shtjefën Gjeçovi në Prishtinë, shkruan lajmi.net.

“Inauguruam sot punëtorinë e Floktarisë në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi” në Prishtinë e cila do të shërbejë për zbatimin e arsimit dual. Nxënësit e këtij profili dhe të profileve tjera, gjatë tre viteve të shkollimit do të kenë rastin që më shumë se 50 përqind të kohës ta kalojnë në punë. Përpos sigurimit të kuadrit dhe zhvillimit të kurrikulës, Qeveria e Luksemburgut ka siguruar edhe pajisjet dhe mjetet për punëtorinë e floktarisë.Falë këtyre investimeve, nxënësit do të kenë mundësi ti marrin shkathtësitë bazë në punëtori e më pas t’i praktikojnë në sallone”, shkroi Nagavci.

Bashkëngjitur me statusin e Nagavcit, janë edhe fotografitë ku shihet frizeri Armend Gashi, i cili tanimë është i njohur për publikun për afërsinë e tij me VV-në.

Por kjo nuk është hera e parë që frizeri Armend Gashi “korr të mira” nga shtetit.

Në fillim të këtij viti, gruaja e tij, Brikena Kelmendi Gashi, ishte punësuar në Divizionin për Koordinimin e Procesit për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar Potencial në Speciale.

Emërimi i saj ishte bërë nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Me këtë të fundit, gruaja e frizerit të zyrtarëve të VV-së, kishte raporte miqësore, siç e kishte konfirmuar edhe vet frizeri në fjalë.

“Nuk kam çka komentoj un, Albulena dhe gruaja (Brikena) jan shoqëruar shum më herët se që e njoh Albulenen”, deklaronte Armendi.

Ai ka thënë se sallonin e tij e vizitojnë politikanë të ndryshëm.

“Sallonin e vizitojnë shumë politikanë jo vetëm të Vetëvendosjes, po edhe nga opozita. P.sh. Lumir Abdixhiku është klient më shum se 10 vite. Nuk kam çka shtoj më shumë”, ka thënë Armendi. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *