TË FUNDIT

Vdes papritur një person në Klinë, Policia po e heton rastin

Vdes papritur një person në Klinë, Policia po e heton rastin

Policia e Kosovës është duke hetuar vdekjen e një personi në fshatin Grabanicë të Klinës.

Sipas të dhënave të para thuhet se viktima deri sa ishte duke goditur punë ndërtimtarie në një lokacion, pa pritur është rrëzuar në tokë.

“Nga shokët e tij është dërguar në QKMF pastaj në spitalin e Pejës, por sipas mjekëve ishte pa shenja jete dhe dyshohet të ketë pasur atak kardiak”,thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *