TË FUNDIT

Gjykata e Gjilanit merr vendim për Vali Corleonen, dyshohet se rrahu bashkëshorten

Gjykata e Gjilanit merr vendim për Vali Corleonen, dyshohet se rrahu bashkëshorten

Gjykata Themelore e Gjilanit ia ka caktuar personazhit Vali Corleone, një muaj paraburgim nën dyshimin për dhunë në familje.

Në një komunikatë për media, Gjykata ka thënë se Vali Corleone ka ushtruar dhunë fizike, psikike e ekonomike ndaj gruas së tij, A.C, shkruan lajmi.net.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri gjatë muajit mars, në kohë të papërcaktuar, në shtëpinë e përbashkët familjare, ka ushtruar dhunë psikike, fizike dhe ekonomike ndaj të dëmtuarës – bashkëshortes së tij, A. C., ashtu që nën ndikimin e substancave narkotike, e humb kontrollin dhe të dëmtuarën e godet me shuplakë, gjithashtu vazhdimisht i bërtet me tonë të lartë të zërit, ku tek e dëmtuara shkakton trauma dhe ka cenuar rëndë dinjitetin e të dëmtuarës, duke shkaktuar frikë, ankth, pasiguri dhe shqetësim permanent emocional”, thuhet në vendim.

Më këtë veprime dyshohet se ka kryer veprën penale “dhunë në familje”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që i njëjti po të gjendet në liri mund të përsërit veprën penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj të këtij vendimi mbi caktimin e paraburgimit në Gjykatën e Apelit. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *