Sulmi me armë ndaj Top Channel, policia zbarkon në shtëpinë e reperit shqiptar
Sulmi me armë ndaj Top Channel, policia zbarkon në shtëpinë e reperit shqiptar
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 01:00 të mëngjesit në televizionin TopChannel.
Në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, ka pasur të shtëna me armë zjarri të tipit kallashnikov në drejtim të ambienteve të këtij televizioni.
Si pasoj e kësaj ka humbur jetën roja i sigurisë, në moshën 60- vjeçare, punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve, përcjell lajmi.net.
Lidhur me këtë rast reperi nga Shqipëria, Cllevio përmes një videoje në TikTok ka bërë të ditur se policia ka zbarkuar në shtëpinë e tij.
Por, sa i përket deklaratës së personazhit të rrjeteve sociale Cllevio ende nuk është konfirmuar vërtetësia e saj./Lajmi.net/