TË FUNDIT

Konjufca udhëton për në SHBA, pritet të realizojë disa takime të rëndësishme

Konjufca udhëton për në SHBA, pritet të realizojë disa takime të rëndësishme

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kjo është bërë e ditur nga shefi i kabinetit të tij, Ilir Kërçeli.

Ai theksoi se me Konjufcën filluan sot vizitën zyrtare distaditore në SHBA, e cila realizohet me ftesë të Kongresit Amerikan.

“Kryetari Konjufca do të marrë pjesë në Samitin e Dytë për Demokraci, që do të mbahet më 28-30 mars, si dhe në pritjen që Partneriteti për Demokraci i Dhomës së Përfaqësuesve (HDP) do të organizojë për lidershipin dhe deputetët e parlamenteve të shteteve partnere të HDP-së dhe shteteve të tjera”,tha ai.

Po ashtu Kërçeli theksoi se krahas pjesëmarrjes në aktivitetet e Samitit, është paraparë që Konjufca të zhvillojë takime me përfaqësues të lartë të Kongresit Amerikan dhe të Departamentit të Shtetit dhe përfaqësues politikë të shteteve të tjera, duke përfshirë edhe ato që nuk e kanë njohur ende shtetin e Kosovës./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *