TË FUNDIT

Vazhdojnë ndërtimet e objekteve kolektive në veri të Mitrovicës

Vazhdojnë ndërtimet e objekteve kolektive në veri të Mitrovicës

Përderisa shqiptarët që jetojnë në veri të Mitrovicës ende të ndihen të pasigurt, serbët atje vazhdojnë ndërtimet si të banesave kolektive, të universiteteve, të gjitha këto pa leje nga institucionet e Republikës së Kosovës.

Disa nga objektet kanë përfunduar më herët e janë mbushur me banor serbë, e disa të tjera po presin banor të rinj.

Objekte të larta banimi, në përfundim e sipër janë edhe 6 të tilla.

Të gjitha banesat kolektive që janë ndërtuar në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut, në një periudhë kohore prej 2 vjetësh.

Investimet e Serbisë në këtë pjesë kanë vazhduar e po vazhdojnë edhe tani.

Jo fort larg, përtej Urës së Ibrit, një ndërtesë tjetër kolektive veçse po shkon drejt përfundimit.

Por jo vetëm këto.

Edhe objekti Universiteti paralel të Prishtinë në këtë anë është pranë përfundimit të fazës së parë të punimeve.

Banorët shqiptarë që jetojnë në Lagjen e Boshnjakëve thonë se kjo është vazhdimësi e pretendimeve të politikës së Serbisë mbi veriun e Kosovës.

Kryetari i KMDLNJ-së në Mitrovicë, Halit Barani shprehet se për dallim prej serbëve që jetojnë e ndërtojnë çdo ditë, shqiptarët jetën e tyre e bëjnë si refugjatë në vendin e vet.

Të gjitha ndërtimet që janë bërë e vazhdojnë të bëhen janë pa leje ndërtimore. Në këtë pikë kryesuesi Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut thotë se do të pritet të merret një vendim.

Për ndërtimet ilegale në vazhdimësi që serbët i kanë bërë këtë pjesë me investime direkte të Serbisë, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Libur Aliu para disa ditësh ka thënë se atje do të zhvillohet puna tashmë me ligjet e Kosovës.

Sipas tij, një ndër problemet kryesore, është se deri vonë nuk janë implementuar ligjet e vendit tonë atje.

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *