TË FUNDIT

Spitali i Pejës liron shtatë nga tetë të helmuarit prej tymit në qendrën tregtare

Spitali i Pejës liron shtatë nga tetë të helmuarit prej tymit në qendrën tregtare

Janë liruar shtatë nga tetë të helmuarit prej tymit nga djegia e një depoje në njërën prej qendrave tregtare të qytetit të Pejës.

Klan Kosova raporton se vetëm një pacient ka mbetur në spitalin rajonal për mjekim të mëtutjeshëm, përcjell lajmi.net.

Në anën tjetër, kujtojmë faktin se pak më herët, spitali përmes një komunikate bëri të ditur që gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë.

Ndër tjerash, u tha që rastet kanë të bëjnë me helmim, dhe atë nga tymi.

“Pacientët janë duke u trajtuar tek Spitali ynë dhe gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë dhe janë raste kryesisht të helmuar nga tymi”, u tha në njoftimin e mëhershëm të spitalit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *