Molliqaj: Albini ia ka ndërruar mbiemrin vetes, është Albin Zajednica
Kryetari i PDS-së, Dardan Molliqaj, ka folur para protestuesve, në protestën e organizuar nga kjo parti, për të kundërshtuar marrëveshjen e Ohrit.
Ai ndër të tjera është shprehur se Albini ia ka ndërruar mbiemrin vetes dhe siç u shpreh ai, është “Albin Zajednica”, përcjell Klankosova.tv.
“Albini ia ka ndërruar mbiemrin vetes, nga Kurti, Albini sot e ka mbiemrin Zajednica dhe është Albin Zajednica”, u shpreh ai.
Molliqaj tha se kanë hedhur tym të zi para qeverisë, për shkak se ajo paraqet zymtësi, përcjell Klankosova.tv.
“Unë besoj që refuzimi i marrëveshjes së ripërcaktimin të kufijve, duke e etiketuar Shtëpinë e Bardhë, duke e përjashtuar Luginën e Preshevës dhe në anën tjetër duke e pranuar Zajednicën në vilën e Titos nuk është e rastësishme, sepse kur e refuzon ripërcaktimin të kufijve, automatikisht e refuzon bashkimin, ndërsa kur e afirmon Zajednicën, s’ka si, përpos që me afirmu nostalgjinë ndaj Titos”.
“Prandaj, ajo që tani po bëjmë është tym i zi, sepse ne vlerësojmë që kjo qeveri, ia ka zymtësu perspektivën e Kosovës dhe prandaj ftojmë qytetarët që të jenë vigjilentë dhe të kundërshtojnë këtë marrëveshje e cila paraqet zymtësi. Kjo është fytyra e vërtetë e Albin Kurtit”, u shpreh tutje ai.