TË FUNDIT

Kandiq i reagon Patriarkut serb që manipuloi me të vrarët nga sulmet e NATO-s

Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq ka demantuar pretendimet e pasakta të Patriarkut serb Porfirije lidhur me numrin e shtetasve serbë të vrarë gjatë bombardimeve të NATO-s.

Patriarku pretendoi se nga bombardimet e NATO-s janë vrarë mijëra serbë, mirëpo Kandiq ka konfirmuar se gjatë ditëve të bombardimeve, nuk janë vrarë më shumë 756 qytetarë.

“Sa për informimin e patriarkut: jo më shumë se 756 njerëz vdiqën nga sulmet e NATO-s.

Mirëpo, dhjetëra mijëra të pafajshëm, që nuk morën pjesë në veprime armiqësore, janë vrarë nga MUP-i serb brenda 78 ditëve – 28 mars – 16 qershor 1999. Secili ka një emër dhe mbiemër”, ka shkruar ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *