TË FUNDIT

Besnik Tahiri: Veç regres në dy vitet e punës së kësaj qeverie

Besnik Tahiri: Veç regres në dy vitet e punës së kësaj qeverie

Shefi i gurpit parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri, ka kritikuar qeverinë, duke thënë se për dy vite të punës së saj, ka pasur regres.

Ai përmes një postimi në Facebook është shprehur se kjo qeveri, në tendecë për ta kapur çdo institucion, sipas tij, ka hartuar legjislacion në kundërshtim me parimet kushtetuese

“Dy vite regres. Anti-kushtetutshmëria në tendecë për ta kapur çdo institucion, hartuan legjislacion në kundërshtim me parimet kushtetuese dhe ndarjes së pushteteve, por që prap se ndalen kritikën se tjerët i bllokuan, e se gardiani i kushtetushmërisë u bë ‘pengesa e reformave”.

“Rritja e çmimeve. Me veprim (ngritje të çmimit të energjisë, tatimi në pronë) e mos veprim (ulje të taksave, akzisës) në politika tatimore, masa rregullative e vendime, goditën shtresën e mesme, futën duart në xhepat e qytetarëve por nuk u ndalën së krekosuri për rritje të hyrave tatimore, e për të gjetur fajtorë komunat”, thuhet në shkrimin e tij.

Tahiri gjithashtu tha se janë bllokuar bizneset, dhe sipas tij, janë ndalur edhe investimet.

” Regresi ekonomik. Bllokuan bizneset, ndaluan investimet, ndalën zhvillimin ekonomik lokalë, rrezikuan zinxhirin ekonomik, por su ndalën së shpërndari mjegull për buxhetet më të mëdha historike. Trusti. Në vend se tu japin qasje qytetarëve në mjetet e tyre për ta kapërcyer inflacionin, me papërgjegjshmërinë e tyre inflacioni i mori ato për favorizuar tregjet ndërkombëtare”.

“Lufta me zyrtarë publik dhe sindikata. Dëshpruan çdo shërbyes publik. Në vend të se të garantojnë mirëqenie me ngritjen e pagave, ata tallën e sulmuan partnerët socialë. Ikja prej Kosovës. Vulosën zbrasjen, braktisjen e Kosovës, sepse tashmë shfrytëzuan një brez të diasporës, ju duhet një kontigjent i ri”, shkroi tutje Tahiri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *