451 persona të angazhuar direkt nga granti i Kosovës për Luginën e Preshevës
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Ragmi Mustafi ka shkruar se ky është impakti i memorandum bashkëpunimit në mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar, më i madhi ndonjëherë në Luginën e Preshevës.
Mustafi ka shkruar në Facebook se përgjatë këtyre muajve, përmes projekteve të mbështetura nga KKSH dhe Qeveria e RKS, pas vëzhgimit të stafit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, konstaton se 451 persona janë të angazhuar direkt nga grantet e ndara.
“Ky është impakti më i madh, më seriozi e më mirë zbatuar nga Republika e Kosovës tek shqiptarët e Luginës së Preshevës. Përveç ringjalljes së jetës publike në Luginë të Preshevës, nga Këshilli Kombëtar Shqiptar, 451 persona po angazhohen dhe japin kontributin e tyre në fusha të ndryshme si arsimi, arti, kultura, teatri, letërsia, filmi dokumentar, trashigimia kulturore, trashigimia materijale e jo materijale, të rinjtë, gratë, televizionet, mediat, boksi, fudbolli, handbolli, basketbolli, ambienti, kuizi, gjimnazistët e 78 nisma dhe projekte të mbështetura në të gjitha fushat e jetës publike. Së bashku me 4010 fillorist, 950 parashkollorë, 107 studentë, tanimë edhe 451 shqiptar, e që së bashku 5518 familje shqiptare, përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar kanë ndjerë drejtpërdrejt dorën e Republikës së Kosovës në ekonomitë e tyre”, ka shkruar ai.