TË FUNDIT

Qeveria deshi të ndërhyjë në drejtësi, këto janë pikat e Kushtetutës që u konstatua se i shkeli rëndë

Qeveria deshi të ndërhyjë në drejtësi, këto janë pikat e Kushtetutës që u konstatua se i shkeli rëndë

Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshtë Ligjin për Këshillin Prokurorial të hartuar nga pushteti i Vetëvendosjes.

Në të, Kushtetuesja ka gjetur se ka shkelje të rënda të aktit më të lartë juridik të shtetit, shkruan lajmi.net.

Gjykata në vendimin e saj ka përmendur një nga një këto shkelje, të cilat në numër janë të shumta.

Një prej tyre është ajo e Formes së Qeverisjes dhe Ndarjes së Pushteteve, shkruan lajmi.net.

Tjetra, është ajo për Kompetencat e Kuvendit, pastaj shkelje tjetër për ndarjen e pushteteve, pastaj për barazinë para ligjit, pastaj për të drejtën për mjete juridike dhe mbrojtjen gjyqësore të të drejtave.

Nga komunikata e Kushtetueses, vërtetohet tentimi i pushtetit për ndërhyrje direkte në drejtësi.

Kushtetuesja me këtë vendim i ka thënë “JO” të madhe përzierjes së politikës në sistemin e drejtësisë në Kosovë.

“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, sot ka vendosur lidhur me kërkesat e bashkuara në rastet KO 100/22, me parashtrues: Abelard Tahiri dhe dhjetë (10) deputetë të tjerë dhe KO 101/22, me parashtrues: Arben Gashi dhe dhjetë (10) deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit nr. 08/L-136 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Gjykata njëzëri ka vendosur që të (i) deklarojë kërkesat e pranueshme dhe të konstatojë që: (ii) pika 1.3.2 e paragrafit 1 të nenit 6 dhe neni 8, përkatësisht neni 10/A i Ligjit të kontestuar, nuk janë në përputhshmëri me paragrafin 1 të nenit 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit], paragrafin 10 të nenit 65 [Kompetencat e Kuvendit] dhe nenin 132 [Roli dhe Kompetencat e Avokatit të Popullit] të Kushtetutës; (iii) paragrafi 2/a i nenit 13 të Ligjit të kontestuar nuk është në përputhshmëri me paragrafin 1 të nenit 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit] dhe paragrafin 1 të nenit 110 [Këshilli Prokurorial i Kosovës] të Kushtetutës; (iv) paragrafi 5 i nenit 16 të Ligjit të kontestuar nuk është në përputhshmëri me paragrafin 1 të nenit 24 [Barazia para Ligjit] të Kushtetutës; (v) neni 18, përkatësisht 23/A i Ligjit të kontestuar nuk është në përputhshmëri me nenet 32 [E Drejta për Mjete Juridike] dhe 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës; (vi) paragrafi 3 i nenit 11 dhe neni 20 i Ligjit të kontestuar nuk janë në përputhshmëri me paragrafin 1 të nenit 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit], nenin 32 [E Drejta për Mjete Juridike], nenin 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] dhe paragrafin 1 të nenit 110 [Këshilli Prokurorial i Kosovës] të Kushtetutës; dhe (vii) të shpallë të pavlefshëm, në tërësinë e tij, Ligjin nr.08/L-136 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës”, thuhet në vendimin e Kushtetueses.

Përparim Gruda, Koordinator i Departamentit për Drejtësi në PDK ka thënë se një vendim i tillë i Kushtetueses, konfirmon se “reformat në drejtësi”, të nisura nga Qeveria Kurti, janë jo-profesionale dhe jo-serioze.

“Sot, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur kundërkushtetues Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, sipas kërkesës për vlerësim të kushtetutshmërisë së këtij ligji të bërë nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës. Ky vendim konfirmon edhe njëhere se nismat e qeverisë për reforma në drejtësi janë joprofesionale dhe joserioze”, shkroi ai./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *