TË FUNDIT

Rrokulliset kamioni në Rrugën e Kombit, ngasësi dyshohet të ketë vdekur

Rrokulliset kamioni në Rrugën e Kombit, ngasësi dyshohet të ketë vdekur

Është përmbysur një kamion në Rrugën e Kombit, teksa dyshohet se ngasësi i tij ka mbetur i vdekur.

Kështu ka raportuar ABC News, që ka siguruar edhe pamje pak çaste pas momentit kritik, përcjell lajmi.net.

Siç edhe mund të shihni në pamjet brenda vegëzës së mësipërme e të theksuar, kamioni ka qenë i tonazhit të lartë.

Raportimet thonë se kamioni ka prishur trafikndarësen dhe ka kaluar në anën tjetër të rrugës duke u përplasur edhe me pjesën anësore të shkëmbit.

Zjarrfikësit dhe një grup personash po punojnë për të nxjerrë shoferin, i cili ndodhet brenda kamionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *