PSD me aksion, mbi veturën zyrtare të Konjufcës shkruhet “Edhe asi edhe ksi”
PSD me aksion, mbi veturën zyrtare të Konjufcës shkruhet “Edhe asi edhe ksi”
Partia Socialdemokrate ka organizuar sot një aksion në kundërshtim të zhvillimeve të fundit në kuadër të marrëveshjes në Ohër, e që kanë të bëjnë me planin franko-gjerman dhe Asociacionin.
Aktivistët e PSD-së kanë shkuar pranë objektit të Kuvendit të Kosovës, saktësisht mbi veturën zyrtare të Glauk Konjufcës kanë vendosur mbishkrime.
Të njëjtit mbi këtë veturë kanë shkruar “Edhe asi edhe ksi”.
Ky mbishkrim ka nënkuptuar se Vetëvendosje në fakt po sjell edhe Asociacionin edhe atë që dikur e quante “Zajednica”./Lajmi.net/