Momenti kur deputeti i LDK-së e shan kryeministrin Kurti: Phu t’q**** tradhtarin
Momenti kur deputeti i LDK-së e shan kryeministrin Kurti: Phu t’q**** tradhtarin
Sot në Kuvendin e Kosovës është diskutuar për takimin e fundit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, që u zhvillua në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Kryeministri Kurti, në fjalën e tij ka treguar për atë çfarë janë pajtuar palët, ndërsa ka akuzuar Serbinë se nuk ka pranuar të nënshkruajë marrëveshje, andaj sipas tij ajo nuk është ende ligjërisht e obligueshme, shkruan lajmi.net.
Fjala e Kurtit ka nxitur reagime të shumta tek opozita, të cilët e kanë akuzuar kryeministrin për tradhti ndaj votuesve të tij.
Në një moment, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, është dëgjuar edhe duke e sharë kryeministrin.
“Phu t’q**** tradhtarin e nanës”, është dëgjuar duke thënë Shala, derisa një deputet tjetër e sinjalizon që të pushojë, pasi që Shala duket se nuk është i njoftuar që mikrofonat janë të aktivizuar.
Videon ku Shala dëgjohet duke sharë, e ka shpërndarë edhe Arlind Manxhuka i Lëvizjes Vetëvendosje.
“Niveli i akademisë së LDK-së, akademikut Kujtim Shala. Dëgjojeni”, ka shkruar Manxhuka. /Lajmi.net/