TË FUNDIT

LIBE voton për liberalizim të vizave për Kosovën

LIBE voton për liberalizim të vizave për Kosovën

Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme i Parlamentit Evropian (LIBE), ka votuar ne leximin e dytë tekstin e vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Nё vendimin e votuar rekomandohet qё teksti të miratohet nga Parlamenti Evropian pa ndryshime, në mënyrë që rregullorja të hyjë nё fuqi sa mё shpejtë qё ёshtё e mundur.

Votimi nё komitetin LIBE tani hapë rrugёn pёr votimin e fundit nё procedurë tё vendimmarrjes nё seancën plenare tё Parlamentit Evropian.

Parimisht ёshtё planifikuar qё ky votim, i fundit nё procedurë, tё mbahet mё 18 prill.

Ditё mё vonё, pas votёs nё senacë plenare, do tё organizohet ceremonia e nënshkrimit tё vendimit nё mes tё tri institucioneve evropiane.

Me publikimin nё Gazetё Zyrtare pas ceremonisё sё nёnshkirmit, vendimi pёr heqjen e regjimit tё vizave hyn nё fuqi.

Sipas kёtij vendimi, kosovarёt do gёzojnё lirinё e lёvizjes paralelisht me funskionalizimin e sistemit evropian ETIAS, e gjithsesi jo mё vonё se me 1 janar tё vitit 2024.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *