TË FUNDIT

Kurti: Serbia e ka pranuar njohjen “de facto”, BE-ja dhe ShBA-ja janë garantuese

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia e ka pranuar njohjen “de facto” të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Duke raportuar para deputetëve për takimin e Ohrit, të mbajtur më 18 mars, Kurti e ka cilësuar marrëveshjen si historike për Kosovën, teksa ka thënë se me anë të saj Serbia e ka pranuar Kosovën si anëtare të barabartë.

Mirëpo, Kurti është shprehur skeptik ndaj këtij pranimi, duke thënë se nuk i beson Serbisë.

“Sinqerisht aleatët tanë duan ta sjellin Serbinë afër Evropës, por a do ta arrijnë nuk jam i sigurt. Ja vlente mundimi pasi arritëm diçka të rëndësishme. Marrëveshja bazë konfirmon që marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës zhvillohen në bazë të kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të gjitha të drejtat themelore që e karakterizojnë një shtet sovran”, ka thënë ai.

“Serbia ka pranuar ta trajtojë Kosovën si anëtare të barabartë të Bashkësisë Ndërkombëtare. Gjithashtu Serbia është zotuar që të mos kërcënojë me përdorim të forcës. Ajo e ka pranuar këtë, megjithëse nuk i besoj plotësisht”. Ajo e ka pranuar që nuk mundet ta përfaqësojë shtetin tonë.”

“Jemi përkushtuar të zhvillojmë marrëdhënie të mira fqinjësie. Ka pranuar që mos ta kundërshtojë as anëtarësimin e Kosovës në organizata kombëtare. Kjo është njohje ‘de facto’ në një marrëveshje të nënshkruar. BE dhe ShBA janë garantues të kësaj marrëveshjeje”, tha Kurti, para deputetëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *