TË FUNDIT

Haradinaj e quan mashtrues Kurtin

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë sot se kryeministri Albin Kurti u ka shpallur luftë sipërmarrësve, komuniteteve etnike dhe aleatëve ndërkombëtarë të Kosovës.Sipas tij, përveç se qytetari është i lodhur nga mos-puna e Qeverisë Kurti në këto dy vite qeverisje me vendin, njëjtë “janë lodhur edhe aleatët tanë si ShBA-të të cilat për një vit nuk pranojnë zyrtarë të kësaj qeverie në Washington”, transmeton Paparaci.

Haradinaj foli edhe për marrëveshjen Kosovë-Serbi, të arritur të shtunën në Ohër të Maqedonisë Veriore.Ai i bëri thirrje Kurtit dhe Qeverisë së Kosovës që ta zbatojnë me seriozitet këtë ujdi, pasi “situata është jashtëzakonisht serioze”, raporton Paparaci.

“Qeveria e Kosovë nuk duhet të bëjë eksperimente me obligimet që ka marrë. Edhe në plan të sigurisë të ketë pasoja, veçanërisht në veri”, u shpreh ish-kryeministri.Ligjvënësi opozitar apeloi te Kurti që të jetë serioz dhe mos të humbet kohë në mos-zbatimin e marrëveshjes, bazuar në atë që çfarë ka pranuar Kosova.

“Nëse vonohet, eksperimenton dhe humb kohë do të na thellohen pasojat që veç ekzistojnë, izolimi i brendshëm, vështirësitë në veri dhe plani i sigurisë, pra mungesa e një marrëveshje kontraktuale me aleatët e sigurisë, këtë rast me NATO- “, tha ai të mërkurën, në një konferencë të jashtëzakonshme.“Koha është me dëshmu seriozitet dhe me i sjell suksese Kosovës. Imagjinoni Kosovën pa aleatët e vet. Iu bëj thirrje me qenë serioz”, u shpreh ai.

“Jemi në dy vitet e qeverisjes Kurti, që sipas meje ishte në luftë me të gjithë por që përfundoi në luftë me vetveten. Kurti fillimisht u shpalli luftë kategorisë së lirisë, punëtorëve të sektorit publik, të gjithë sipërmarrësve duke i ndalë investimet kapitale. Rezultat i kësaj qeverie jo vetëm që është lodh por ka filluar t’i lodh edhe aleatët tanë më të mirë, të cilët për një vit nuk pranojnë asnjë zyrtarë të kësaj Qeverie për të udhëtuar në SHBA. Situata është serioze dhe Qeveria nuk duhet të bëjë eksperimente për të implementuar planin franko-gjermane. Ne e ndajmë qeverisjen Kurti, vlerësimin tonë si mashtrues”, tha Haradinaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *