Valdete Dobra ka nevojë për ndihmën e te gjithëve!
Valdete Dobra, 43 vjeçare, nёnё e dy fёmijёve (6 dhe 12 vjecar), para njё viti e gjysёm ёshtё diagnostifikuar me kancer ovarian.
Trajtimin e deritanishёm (operacion dhe kimioterapi) e ka bёrё nё Turqi dhe Kosovё me mjete financiare tё vetat,tё familjes dhe miqve.
Meqenёse gjendja e saj shёndetёsore ёshtё pёrkeqёsuar shumё, atёherё ajo ёshtё detyruar qё tё shkoj nё njё klinikё onkologjike nё Gjermani, ku ёshtё e shtrirё nga data 27.02.2023. Trajtimi parashihet qё tё zgjas rreth katёr (4) muaj dhe kostoja totale ёshtё mbi 800,000 euro. Pёr tё vazhduar trajtimin, Klinika kёrkon qё menjёherё tё deponohen 535,160.85 euro.
Kjo shumё (mbi 800,000 euro) ёshtё e papёrballueshme pёr shumicёn e familjeve shqiptare, prandaj lusim njerёzit e vullnetit tё mirё qё tё kontribuojnё aq sa kanё mundёsi, nё mёnyrё qё kjo nёnё e dy fёmijёve, bashkёshorte, vajzё dhe motёr, tё mund tё shёrohet, nё mёnyrё qё tё kthehet pranё familjes sё saj, shkruan Indeksonline.
Edhe bamirёsi i njohur, hoxhё Halil Kastrati ka bёrё thirrje pёr tё ndihmuar Valdeten.
“Ne ndihmuan, ndihmoni edhe ju. Valdete Dobra nene e dy femijeve, e diagnostifikuar me kancer ovarian, asaj i duhet trajtim urgjent jashtë vendit. Trajtimin e deritanishem e ka kryer ne Turqi por gjendja e saj eshte perkeqesuar koheve te fundit dhe i eshte rekomanduar te shkoj ne nje klinike onkologjike ne Gjermani. Shërimi i saj kushton 800.000 mijë euro, shumë e pa përballueshme për familjen Dobra”, thuhet nё njё njoftim tё shoqatёs “Jetimёt e Ballkanit”, duke theksuar se pёrmes donatorёve tё tyre kanё bёrё njё ndihmё sipas mundёsive.
Për këtë, vëllai i saj, Rexhep Rexhepi, ka kërkuar ndihmë në ‘Gofundme’ nga bamirësit.
“Për të vazhduar trajtimin, klinika kërkon menjëherë 535,160.85 euro. Shuma prej mbi 800.000 euro është e pakapërcyeshme për familjen Dobra, ndaj kërkoj nga bamirësit donacione që Valdete Dobra si nënë e dy fëmijëve të vegjël, gruas, vajzës dhe motrës, të shërohet dhe të kthehet në familjen tuaj”, thuhet në përshkrimin në ‘Gofundme’.
Të gjithë të interesuarit që të ndihmojnë financiarisht Valdeten, t’i ndjekin të dhënat më poshtë:
Rexhep Rexhepi (vëllai i Valdete Dobrës)
Kapellenstr. 27
77855 Achern, Gjermani
IBAN: DE47664500501005369491
BIC: SOLADES1OFG
Sparkasse Offenburg/Ortenau
Numri i telefonit: +4917661221967 (WhatsApp dhe Viber)
Emri dhe mbiemri: Valdete Dobra
Xhirollogaria: 1501001028189553
IBAN: XK051501001028189553
SWIFT: RBKOXKPR
KOSOVE
Raiffeisen BANK, Prishtinë, Kosovë
Tel.: +38349307807 (WhatsApp)
MAQEDONI
Bank: Stopanska banka AD Skopje – Banch Gostivar, Ul. Major Cede Filiposki 156, 1230 Gostivar Republic of North Macedonia
Beneficyari: ISA REDJEPI (DONACIJA) – VALDETE REDJEPI DOBRA
Beneficyari address: BRAKJA BLAZHESKI BR 21 A
Iban: 200001403229152 MKD