TË FUNDIT

Alarmon presidentja: Para Kurtit ishin versione të tmerrshme

Alarmon presidentja: Para Kurtit ishin versione të tmerrshme

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është deklaruar në lidhje me takimet e fundit që janë zhvilluar në kudër të dialogut Kosovë-Serbi.

Presidentja Osmani tha se ka pasur takime të vazhdueshme me kryeministrin Kurti, edhe sa i përket takimit në Ohër.

Por po ashtu presidentja Osmani theksoi se është informuar në detaje, jo vetëm për dokumentet, por edhe për versionet e ndryshme që kanë qenë para kryeministrit Kurti e që sipas saj, ishin të tmerrshme.

“Jemi informuar në detaje, jo vetëm me dokumentet, por edhe me versione të ndryshme që kanë qenë para kryeministrit dhe delegacionit të Kosovës e që janë versione të tmerrshme të cilat Kosova është shumë mirë që nuk i ka pranuar pavarësisht versioneve të padrejta, që e kanë trajtuar Kosovën të pabarabartë”,tha Osmani, transmeton lajmi.net.

Po ashtu ai theksoi se është shumë mirë që nuk i ka pranuar pavarësisht presioneve jashtëzakonshëm të padrejta.

“E që Kosovën e trajtuan në mënyrë të pabarabartë në krahasim me palën tjetër kur janë propozuar gjëra të tilla që nganjëherë për mua si Presidente është vështirë të besoj që dikush nga komunitet ndërkombëtar vërtet e merr një iniciativë të tillë që të propozojë gjëra të tilla, që e vendos vetëm njërën palë në pozitë kaq të pabarabartë, por është arritur të vihet deri tek një aneks që për fat të keq ka lënë shumë gjëra të paqartësuara. Aneksi është dashur të paraqes në detaje se si do të zbatohen edhe pikat e tjera që do të jenë penalizme ta zëmë për moszbatim të nenit 4 e shumë gjëra të tjera, por BE-ja e ka toleruar refuzimin e vazhdueshëm të Serbisë e që mendoj se si qasje po e rrezikon procesin e dialogut”,shtoi Osmani./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *