Kurti: Zbatimi i marrëveshjes do të duhej të fillonte qysh dje dhe të gjitha pyetjet tani duhet të jenë në Beograd
Kurti: Zbatimi i marrëveshjes do të duhej të fillonte qysh dje dhe të gjitha pyetjet tani duhet të jenë në Beograd
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se zbatimi i marrëveshjes duhet të fillojë qysh dje, për shkak se plani i zbatimit thotë se nuk ka një afat në të ardhmen kur do të duhet të fillojë.
“Edhe marrëveshjen bazë, edhe planin e zbatimit tashmë i kemi të dakorduara, për neve kjo është marrëveshje por unë pres nga faktorët ndërkombëtarë që të gjykojnë e dënojnë sjelljen e Serbisë, e cila kur zhvillohen takimet thotë nuk nënshkruajë, e ndërmjet takimeve thotë se nuk zbatojë gjë.Nuk mund të flasë kështu pala tjetër kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe Kombet e Bashkuara, nuk mund të flasë se si nuk do të njohë Kosovën meqenëse marrëveshja bazë është njohje Defakto. Besoj se kjo është thelbësorë për procesin dhe është e rëndësishme që të gjithë aleatët, e miqtë tanë të vendeve demokratike të vazhdojnë të qëndrojnë pranë Kosovën, kur ne jemi konstruktiv e të përkushtuar si asnjëherë”,deklaroi Kurti, transmeton lajmi.net.
I pari i Qeverisë së Kosovës tha se është i vetmi në këto takime të Brukselit që bën propozime, pala tjetër nuk bën propozim.
“Unë bëj propozime dhe oferta që refuzohen e në fund merremi vesh, por ata nuk nënshkruajnë.Kjo është besoj çështja thelbësore, me të tjerat me ndërmjetësit evropianë do të jemi në kontakt të vazhdueshëm, ndërsa aleatët amerikanë për të cilët kemi falënderime, jemi në kontakt të vazhdueshëm po ashtu.Do të duhej që atë formulimin për vetëmenaxhim të komunitetit serb ta adresojnë çështjet që na paskan ngelur pa u përmbushur dhe për neve, bëhet fjalë për një formulim i cili i përket në mënyrë shumë besnike dhe të sakt konventës kornizë për mbrojtjen e pakicave kombëtare, sipas Këshillit të Evropës.Unë besoj që edhe në Kuvend kjo duhet të diskutohet por duhet ta keni parasysh që ne kot nënshkruajmë se në marrëveshja bëhet me palën tjetër dhe nëse e keni parasysh në krye të tekstit bazë të cilën më në fund tha po edhe pala tjetër ndonëse nuk e nënshkroi pra është të thuhet palët kontraktuese”,shtoi ai.
“Unë s mund të bëjë nënshkrim me vetveten, ne mund të bëjmë edhe ratifikime në Kuvend, por nuk besoj se tani topi do të duhej të ishte tek Kosova, por në anën e Serbisë. Në vend që të diskutojmë se pse s’po nënshkruan Serbia, po flitet kur do të formohet Asociacioni. Të gjitha pyetjet duhet të jenë në Beograd tash”,përfundoi Kurti./Lajmi.net/