TË FUNDIT

Kurti lajmëron se Vuçiq ia refuzoi një ofertë për Asociacionin: Atë do ta hartoja unë

Kurti lajmëron se Vuçiq ia refuzoi një ofertë për Asociacionin: Atë do ta hartoja unë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar edhe një herë pas takimit që pati me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti ka thënë se pasi që Vuçiq ka refuzuar të nënshkruajë marrëveshjen e 27 shkurtit, të njëjtin veprim e ka bërë edhe për Aneksin që u propozua në Ohër, shkruan lajmi.net.

Me këtë veprim, Kurti ka thënë se Vuçiq ka refuzuar ofertën e vetë menaxhimit për serbët në Kosovë.

“Pas refuzimit të nënshkrimit të Marrëveshjes së 27 Shkurtit dhe para se të refuzonte përsëri nënshkrimin e saj me Aneksin e 18 Marsit, Presidenti i Serbisë refuzoi ofertën time bujare të vetëmenaxhimit për serbët e Kosovës, në një Asociacion që unë do ta hartoja dhe propozoja. A është ai Dr Jo apo Z. Nyet? Epo, ne e dimë se ai nuk është mjek”, ka shkruar Kurti duke ironizuar me përgjigjen negative të Vuçiq për marrëveshje me Kosovën.

Kujtojmë se në anën tjetër, i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot ka deklaruar se palët janë pajtuar për zbatimin e marrëveshjes, e që duhet të fillojë me zbatimin e marrëveshjeve të arritura më parë, përfshirë këtu edhe themelimin e Asociacionit për komunat me shumicë serbe.

Ndërkaq, Kurti ka deklaruar edhe në Ohër se Vuçiq ishte ai i cili nuk ka pranuar të nënshkruajë marrëveshjen për çfarë ka kërkuar edhe reagimin e BE-së. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *