TË FUNDIT

Keqpërdoroi detyrën zyrtare, zyrtari i postës nën prangat e Krimeve Ekonomike

Keqpërdoroi detyrën zyrtare, zyrtari i postës nën prangat e Krimeve Ekonomike

Një zyrtar i postës ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, për t’u arrestuar më pas.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës. I njëjti është vënë nën pranga nga Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës, përcjell lajmi.net.

“Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, gjegjësisht Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë (Departamenti i Krimeve të Rënda), sot me datë 21.03.2023, pas disa veprimeve operativo/taktike dhe hetimore, përmes hetueseve kompetent policor kanë arrit të sigurojnë informata dhe prova për zyrtarin e postës (postierin) i cili gjatë orarit të punës, dyshohet se në mënyrë të kundërligjshme kishte larguar një zarf nga zyra e postës”, thuhet ndër tjerash në komunikatë.

Më poshtëe dhe komunikata e plotë:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *