Kamberi: Raporti i DASh potencoi diskriminimin e shqiptarëve në sferat jetike në Serbi
Kamberi: Raporti i DASh potencoi diskriminimin e shqiptarëve në sferat jetike në Serbi
Departamenti Amerikan i Shtetit ka potencuar diskriminimin etnik të shqiptarëve në sferat jetike në Serbi në Raportin për Praktikat e të Drejtave të Njeriut për vitin 2022.
Kështu ka deklaruar deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.
Ai ka deklaruar se në Raportin për Serbinë, në seksionin “Dhuna dhe Diskriminim Sistematik Racor apo Etnik”, raporti godet ashpër Serbinë për diskriminim sistematik shtetëror e institucional, që sipas tij, po zbatohet ndaj shqiptarëve të Luginës ndër vite.
“Shqiptarët etnikë ishin subjekt i diskriminimit dhe papunësisë… Qeveria padrejtësisht i bëri shqiptarët subjekt të pasivizimit për të zvogëluar numrin e shqiptarëve etnikë që jetojnë në Serbi,” thekson Raporti i DASH”, ka shkruar Kamberi.
Tutje, sipas Kamberit, Raporti thotë se “aplikimi i këtij pigji për të targetuar shqiptarët nënkupton spastrim etnik përmes masave administrative”.
“Siç është potencuar edhe në raportin e Komisionit të Helsinkit të Serbisë, vazhdon tutje Raporti, duke potencuar se “autoritetet serbe duhet ndaluar të gjitha praktikat diskriminuese ndaj minoriteteve etnike,” përfshirë këtu edhe “gjuhën fyese e të urrejtjes,” kryesisht të përdorur publikisht nga zyrtarët shtetëror serb sikurse shefi i Shërbimit serb të intilegjencës (BIA) A. Vulin”, ka deklaruar Kamberi.
Më tutje, sipas tij, raporti i DASh-it nënvizon edhe çështjen e nënpërfaqësimit të shqiptarëve në institucione publike e shtetërore, që sipas tij, është forma më e vrazhdë e diskriminimit dhe mosrespektimit të obligimeve ndaj shqiptar, që siç tha, Serbia i ka marrë me tri marrëveshjet e nënshkruara me përfaqësuesit shqiptarë në vitet 2001, 2009 dhe 2013.