TË FUNDIT

Pacolli: Tepër vonë për të vajtuar apo lavdëruar atë që ndodhi në Ohër, ta mbështesim qeverinë në zbatimin e marrëveshjes

Pacolli: Tepër vonë për të vajtuar apo lavdëruar atë që ndodhi në Ohër, ta mbështesim qeverinë në zbatimin e marrëveshjes

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka reaguar në lidhje me dakordimin e mbrëmshëm në zbatimin e marrëveshjes së 27 shkurtit në Bruksel.

Pacolli tha se duhet lënë anash inatet e lëvdatat dhe së bashku t’i drejtohemi të ardhmes.

“U bëj thirrje të gjitha partive politike, shoqërisë civile dhe çdo qytetari që të mbështes qeverinë në zbatimin me përgjegjësi të detyrimeve që dalin nga kjo marrëveshje. Nga ana tjetër, kryeministri duhet të kuptojë se bashkëpunimi me faktorë të tjerë në Kosovë është i pashmangshëm”, tha Pacolli.

“Kosova mbi të gjitha”,shtoi ai, transmeton lajmi.net.

Ndryshe mbrëmë në Ohër, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuciq, janë dakorduar për zbatimin e marrëveshjes së 27 shkurtit.

Takimi disa orësh në mes tyre është zhvilluar me ndërmjetësimin e kryediplomatit të BE-së, Joseph Borrell, emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak si dhe emisarin amerikan, Gabriel Escobar./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *