INTERESANTE

ILIRËT NË USHTRI ROMAKE..Një monument interesant nga koha romake është gjetur në fshatin KalIçan të Istogut

Nje monument interesant nga koha romake eshte gjetur ne fshatin KalIçan te Istogut.

Fjala eshte per nje monument mbivarror prej guri gelqeror te tipit “stelë dardane” nga kapërcyelli i shekullit II ne shekullin III të eres sonë me mbishkrim vijues ne gjuhen latine:

DM AVR(elius) BATO MILES LEG(ionis) V(II Claudiae) VIXIT AN(nis) XXX MIL(itavit) ANNIS XII A(VRelius) VIATOR PATE(r) FIL(io) P(ientissimo) P(osuit).

që do të thotë: Kushtuar Maneve-hyjnive të nëntokes, Aurelius Bato, ushtarit te legjionit VII Klaudian, i cili kishte sherbyer 12 vjet, Aurelius Viator, babai, ia ngriti (monumentin) birit më të virtytshëm.

Ushtari Bato ishte me origjinë iliro-dardane gje qe e deshmon pjesëmarrjen e ilireve ne ushtri romake permes te ciles kishin mundesi per krijimin e karrieres ushtarako-politike ne shoqeri romake perfshire ketu postet e larta shtetërore ushtarake e politike deri te posti i perandorit, siç ishte rasti me perandoret Dioklecianin, Konstantinin e Madh, Justinianin e nje varg perandoresh romak te tjerë me origjinë ilire.

https://www.facebook.com/groups/185380084871106/?multi_permalinks=6031874763554913&ref=share

The post ILIRËT NË USHTRI ROMAKE..Një monument interesant nga koha romake është gjetur në fshatin KalIçan të Istogut first appeared on In For.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *